E Shtunë, 31 Tetor 2026

Multikulturalizmi deshtoi

Toleranca demokracia dhe rregulla te ndershme loje kane qene ne thelb te vlerave britanike per gjenerata si dhe kane qene ne thelb te politikes ne kete vend. Jane keto vlera qe e mbrojten Britanine nga renia nen kthetrat e nazizmit apo komunizmit sic ndodhi me Gjermanine apo Rusine. Keto vlera orientuan Britanine edhe gjate fluksit te migranteve nga kontinente dhe kultura te ndryshme fluks qe kishte njohur ritme te larta vecanerisht dy gjenerata me heret. Multikulturalizmi ishte koncepti qe synonte tu lejonte komuniteteve te migranteve te ruanin vlerat dhe traditat e tyre edhe ne vendin prites.

Eumlshte e trishtueshme por multikulturalizmi ka deshtuar. Ne vend te pasurimit te jetes britanike kjo qasje ka krijuar kultura qe shpesh jetojne te ndara nga ajo britanike. Komunitetet jane kthyer ne geto mendore dhe fizike. Ne konservatorizmin e tyre te thelle keto grupime e shohin shoqerine pritese permes shume keqkuptimeve e jo rralle dhe me armiqesi. Disa grupe pakicash nuk kane madje as deshiren te ndihen pjese e Britanise.

Toleranca nuk eshte pergjigje e mjaftueshme. Ajo eshte keqperdorur nga ekstremistet cfare solli deri te sulmet e 7 korrikut 2005 ne metrone e Londres.

Kryeministri britanik nga konferenca e sigurise ne Mynih kete fundjave beri thirrje per nje liberalizem me te fuqishem qe kundershton qendrimet dhe praktikat e papranueshme dhe vihet aktivisht ne mbrojtje te demokracise dhe lirise.

Ndonese Kameruni foli ne Mynih caku kryesor i fjalimit te tij ishte komuniteti mysliman ne Britani.Organizatat qe marrin fonde publike e kane per detyre ti luftojne kundershtaret e demokracise dhe te te drejtave themelore te cilet i shtyjne te rinjte myslimane ne rrugen e terrorizmit.

Kryeministri britanik perseriti me kembengulje se nuk ishte islami apo myslimanet e devotshem problemi por ideologjia politike e ekstremizmit islamik.

Ne shoqerine britanike ekziston nje zemerim ne rritje me ata qe mbeshtesin terrorizmin dhe nencmojne vlerat e shoqerise britanike. Ne kete kuader nuk mund te tolerohen edhe praktika si martesat e detyruara duke u justifikuar thjesht me faktin se eshte pjese e tradites kulturore.

Eumlshte pozitive qe te gjitha keto shqetesime ngrihen nga kryeministri dhe nuk duhet qe ky debat te merret peng nga hajdutet dhe racistet.

Ajo cfare ishte zhgenjyese pas fjalimit te Kamerunit ishte reagimi i disa prej udheheqesve myslimane. Myslimanet britanike duhet ta kuptojne se qellimi i debatit nuk eshte demonizimi i fese se tyre por shpetimi i besimit te tyre nga ata qe duan ta armiqesojne me pjesen tjeter te botes.

Multikulturalizmi i ka lene pakicat te ndara. Liberalizmi aktiv e i fuqishem duhet te luftoje per vlerat e te gjithe atyre qe jetojne ne Britani dhe e quajne kete vend shtepi te tyre

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›