E Diel, 1 Nëntor 2026

AAK: Korrupsioni po gllabëron buxhetin e Kosovës

Deputetja e AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, potencoi spektakularitetin e deklarimeve të EULEX-it dhe mungesën e veprimeve konkrete të tij në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

"Sistemi korruptiv i Qeverisë Thaçi i instaluar në Kosovë është përcjellë përmes grupeve të caktuara edhe nëpër komunat e Kosovës, ndër të cilat, më së shumti vërehet në komunën e Klinës, ku pas abuzimit me votën e qytetarëve, pastaj është instaluar edhe sistemi i korrupsionit dhe vjedhjes së djersës s tyre, nga kjo qeveri, e edhe sot vazhdon të abuzohet me taksat e tyre”, tha Kadaj-Bujupi.

Kryetari i Degës së AAK-së në Klinë, Enver Berisha potencoi mungesën e vazhdueshme të ujit të pijes, ndërkohë që, siç ka thënë ai, Klina vazhdon të flejë mbi ujë, e rrethuar me lumenj.

Ai e theksoi si dukuri negative edhe blerjen e veturës prej 70 mijë euro nga kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, duke e cilësuar këtë si komoditet të tepruar individual të pushtetarëve në kurriz të varfërimit të vazhdueshëm të qytetarëve. Berisha potencoi edhe disa çështje tjera duke i vlerësuar si dukuri negative në Klinë.

AAK ka konstatuar sërish se politikat abuzuese, korruptive, krimi i organizuar dhe lidhjet e shkurtra të mafiozitetit në administratën e vendit, nga niveli qendror qeverisës, fatkeqësisht, po barten me besnikëri edhe në nivelin lokal. /Telegrafi/start/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›