Aeroporti i Prishtinës sjell 20 mijë pasagjerë më shumë
Në total gjatë këtij viti brenda 7 muajve nëpër ANP kaluan 728 mijë udhëtarë apo gati 10 përqind me shumë se periudha paraprake.
Muaji korrik solli një bum udhëtarësh në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke tejkaluar të gjitha parashikimet e mundshme, rreth 20 mijë udhëtarë më shumë se një vit më parë.
Rritja e numrit të udhëtarëve në korrik dhe përgjithësisht gjatë gjithë vitit kalendarik i atribuohet në radhë të parë shtimit të konkurencës mes aviokopanive dhe për rjedhojë rënies së çmimit të biletave. Gjatë vitit të kaluar, 2009, deri në muajin korrik nëpër ANP kishin kaluar 666 mijë udhëtarë ndërsa këtë vit numri total për këtë periudhë është 728 mijë, apo një diferencë prej 62 mijë udhëtarë. Në përqindje rritja vjetore e numrit të udhëtarëve për periudhën 7 mujore është 9.24 përqind.
“Arsyeja kryesore për shtimin e numrit të udhëtarëve qëndron në rritjen e kapaciteteve nga ana e aeroportit dhe shtimin e konkurrencës mes aviokompanive. Kjo gjë ka sjellë edhe uljen e çmimit të biletave. Secili qytetar i Kosovës që ka udhëtuar këtë vit mund të bëjë dallimin në çmimin e biletave që kanë blerë sivjet në krahasim me vitin e kaluar. Jemi të kënaqur që angazhimi i jonë për të sjellë aviokompanitë më të njohura që operojnë me çmime të ulëta është refelktuar në çmimet e biletave”, tha Drejtori Menaxhues i Aeroportit Ndërkobmëtar të Prishtinës, Agron Mustafa.
Përveç numrit të udhëtarëve, rritje të konsiderushme kanë pasur edhe fluturimet e aviokompanive. Gjatë periudhës 7 mujore 2010 në ANP u realizuan 3 mijë e 400 fluturime, nga 3.150 që ishin realizuar në periudhën paraprake të vitit 2009, apo një rritje prej 7.5 përqind e numrit të fluturimeve.