E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK: Mocioni tendencë e kotë

Iniciativa e Vetëvendosjes jo që nuk po gjen përkrahje nga partitë tjera opozitare por ajo po vazhdohen të komentohet edhe më tutje pikërisht nga zyrtarët e këtyre partive. Një përgjigje e radhës ka ardhur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Anëtari i kryesisë Besnik Tahiri, ka thënë se partia e tij është habitur me këtë iniciativë derisa rikonfirmoi se asgjë zyrtare AAK nuk ka marrë për këtë çështje.

“Brenga jonë e madhe është se tani për tani duke e parë realitetin politik, koalicioni aktual i ka votat dhe ne nuk duam ta qesim në votëbesim Qeverinë dhe Qeveria të rikonfirmohet edhe një herë për arsye se e konsiderojmë ketë tendencë si të kotë”, ka potencuar  Tahiri.

Parimisht kundër mocionit është shprehur edhe LDK-ja, derisa sot zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi ka thënë se Qeveria është e gatshme të kundërshtoi këtë mocion në Kuvend por sipas tij është e gatshme të shkoj edhe në zgjedhje brenda 45 ditëve./indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›