E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndriçimi i qendrës së Shtimes me energji solare

Shtime, 27 gusht - Si pjesë e projektit për modernizimin e shërbimeve lokale, është gati në përfundim projekti për ndriçim publik me energji solare, financuar nga GTZ dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit
Hapësinor dhe Komunës, si projekt i tillë i pari në vend. Sipas Zyres për Informim të Komunës, projekti është bërë duke konsideruar përdorimin e disa shtyllave ekzistuese të dritave rrugore për disa rrugë dhe ndërtimin komplet të instalimeve për disa tjera. Ky sistem i ndriçimit publik është me  panele foto-voltaike apo solar, ekologjik dhe autonom, i cili nuk ka nevojë për linjat elektrike tokësore.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›