Një park botanik donacion për shkollën e Shtimjës

Shtime, 27 gusht – Derisa bëhen përgatitjet për të nisur vitin shkollor, shkolla fillore e mesme e ulët “Emin Duraku” në Shtimje, ka përfituar nga një donacion i komunës angleze Timeside, duke rregulluar parkun e shkollës, të cilin e kanë quajtur parku botanik. Drejtori i shkollës, Ibrahim Demiri ka thënë se në këtë park do të ketë lule, gjelbërim dhe një fontanë. Sipas tij, donacioni ka vlerën e 6.500 eurove, ndërsa Komuna do ndaj dhe 2 mijë euro, duke bërë të mundur një rregullim të hapësirës së jashtme të shkollës.