Humb Projektligji për Prishtinën

Nuk dihet se në cilën ministri të Qeverisë së Kosovës gjendet aktualisht Projektligji për Prishtinën. Sponsoruesi i këtij Projektligji, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se Projektligji i është dërguar Ministrisë së Financave për të llogaritur koston financiare të ligjit, para se ai të procedohet në Qeveri për miratim.
E nga dy instancat e fundit, Ministria e Financave dhe Zyra e kryeministrit, mohojnë ta kenë marrë këtë dokument. Zv. kryeministri, Hajredin Kuçi, tha se kjo çështje i takon Ministrisë së Administratës Publike. E nga kjo e fundit me këtë përgjegjësi u ngarkua Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan koha.
Por, Lumnije Demi nga Zyra për Informim e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, thënë se Projektligjin për Prishtinën ia kanë dërguar Ministrisë së Financave qysh para një viti./Indeksonline/