AAK koalicion me Ballin
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur të zgjerojë partinë e saj duke nënshkruar koalicion me partitë që kanë pozicion partiak të përafërt me të, siç është partia e Balli Kombëtar i Kosovës.Liderët e këtyre dy partive, Ramush Haradinaj dhe Ahmet Mulliqi, lidhen koalicion për zgjedhjet e ardhshme të cilat mendohet se do të mbahen vitin e ardhshëm.Qëllimi nënshkrimit të kësaj marrëveshje, sipas liderëve të këtyre dy partive është koncepti i ri politik në vend, që kërkon edhe orientime të sakta nga partitë politike të vendit.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet që nesër të zgjedhë organet drejtuese të saj në kuvendin zgjedhor. Lideri i AAK-së tha se në organet drejtuese të partisë nesër do të jetë kandidat edhe publicisti Blerim Shala.