E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK padit Sejdiun dhe Feith

Prishtinë - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është duke përgatitur një padi ndaj presidentit të vendit lidhur me vendimin që zgjedhjet e përgjithshme të mos mbahen para vitit 2011. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, u ka dërguar një letër ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Grupit Drejtues Ndërkombëtarë për Kosovën përmes së cilës shpreh mospajtimin me qëndrimin e zotit Pieter Faith, i cili ka përkrahur vendimin e presidentit për mos mbajtjen e zgjedhjeve gjatë këtij viti.

Gjatë një conference për shtyp, Haradinaj u shpreh se deri në muajin qershor presin të bëhet i ditur edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. “Nëse është bërë e ditur se deri në Prill Gjykata do të hyjë në funksion të plotë, atëherë edhe ne presim që brenda dy muajve të na kthehet përgjigje për padinë tonë ndaj presidentit Sejdiu”, tha ai.

Ndërkohë, zv.kryeministri Hajredin Kuçi e ka komentuar situatën thjesht si një kërkesë normale e partive politike. “Partitë politike kanë të drejtë të përdorin të gjitha mjetet për arritjen e qëllimeve të tyre. Këtu nuk ka dilema, thjesht ka një logjikë të gabuar të tyre”, tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›