Pejë, shpërthim në kazermën e FSK-së
Pejë - Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Kazermën ku janë të vendosur pjesëtaret e Forcës ë Sigurisë së Kosovës në Pejë. Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar por demet materiale konsiderohet të jenë të mëdha. Policia e Kosovës e cila është duke u marr me rastin ka njoftuar se ende nuk dihen motivet e këtij akti dhe se nuk ka të dyshuar e as të arrestuar për këtë akt kriminal. Ata kanë bllokuar zonën ku gjendet kazerma e Forcës së Sigurisë dhe kanë filluar hetimet lidhur me shpërthimin, që ka ndodhur vetëm dy ditë pas fillimit zyrtar të punës së kësaj force.