Policia:Incidente gjatë zgjedhjeve në veri
Përfaqësuesit e strukturave politike si dhe ata të sigurisë kanë vlerësuar sot se gjendja e sigurisë gjatë ditës së zgjedhjeve në veri është shënuar me incidente.
Në njoftimin e Komunës së Mitrovicës, e cila u publikua nga mediat kosovare u theksua se qëllimi i këtyre incidenteve, të cilat janë marrë përsipër nga organizata serbe që veten e quajnë terroristë ka qenë pengimi i qytetarëve serbë që të marrin pjesë në zgjedhjet e organizuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Riza Haziri, nënkryetar i komunës së Mitrovicës, tha se për dallim prej incidenteve dhe problemeve në veri të Kosovës, në jug të qytetit të Mitrovicës zgjedhjet kanë kaluar mirë dhe nuk ka pasur probleme.