Çitaku: PDK, koalicion me një parti të vogël
PDK-ja është parti fituese në këto zgjedhje dhe do të caktojë vetë partnerin e koalicionit në qeverinë e ardhshme të Kosovës. Kështu ka deklaruar zyrtarja e lartë e PDK-së Vlora Çitaku, duke theksuar se i mbetet Kryesisë së partisë për të vendosur se me cilën parti do të bëjnë koalicion pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës.
Sipas Çitakut, PDK-ja do të ketë shumë më shumë mandate deputetësh dhe do të përcaktohet për partnerin pas përfundimit të procesit zgjedhor. “Do të zgjedhim një partner të vogël dhe do të formojmë qeveri edhe me komunitetet”, tha Çitaku.
Ndërkohë ajo gjithashtu theksoi se sjelljet e partive të tjera janë produkt i nervozes së tyre, pasi sipas saj janë të befasuar me fitoren e PDK-së.