E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramadan Muja pritet të zgjidhet kryetar i PDK-së në Prizren

Kryetari aktual i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja pritet të votohet të shtunën për Kryetar të Prizrenit.

Burime të Express kanë thënë se Muja do të votohet nga anëtarët ë Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së dhe ata të Kryesisë.

“Ramadan Muja e ka përkrahjen e strukturave udhëheqëse të PDK-së në Prizren dhe në Qendër”, ka thënë një zyrtar i PDK’së.

Më herët, deputeti Nait Hasani ka paralajmëruar se do të jetë kandidatë i PDK-së për të marrë udhëheqjen e PDK-së në qytetin e vjetër./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›