Sfidat e Planit të Ahtisaarit në veri

Prishtinë, 15 gusht - Përfaqësuesit e serbëve nga pjesa veriore e Kosovës kundërshtojnë deklaratat e kryeministrit Hashim Thaçi se dokumentet e vetme valide për zgjidhjen e problemit të veriut janë Pakoja e Ahtisaarit dhe Kushtetuta e Kosovës. Ata thonë se njohin vetëm Rezolutën 1244, ligjet dhe institucionet e Serbisë.
Përfaqësuesit politikë të komunitetit serb nga pjesa veriore e Kosovës ritheksojnë se do ta kundërshtojnë zbatimin e Pakos së Ahtisaarit në veri.
Për dallim nga pjesa tjetër e spektrit politik serb në pjesët qendrore e lindore të Kosovës, përfaqësuesit në veri thonë se dokumenti i vetëm valid për ta është Rezoluta 1244, dhe jo Pakoja e Ahtisaarit apo Kushtetuta e Kosovës. Marko Jakshiq thotë se kaherë ka theksuar se Plani i Ahtisaarit është menduar që të zbatohet për krijimin e shtetit të dytë shqiptar në Ballkan. Rezoluta 1244 është arma më e fortë në duart e Serbisë dhe pengesa më e madhe për krijimin edhe të një shteti të ri shqiptar në Ballkan.
Jo vetëm institucionet e Republikës së Kosovës, por edhe misioni i BE-së për sundim të ligjit, EULEX, është i padëshiruar për serbët e veriut, përderisa, sipas tyre, ky mision zbaton Planin e Ahtisaarit.
Një lider tjetër i serbëve në veri, Milan Ivanoviq thotë se problemet politike në veri dhe në gjithë Kosovën janë krijuar me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës dhe sjelljen e pranisë ndërkombëtare që, sipas tij, po mundohet ta jetësojë këtë pavarësi.
“Para së gjithash, mendoj në EULEX-in që sillet se ka mandat në Planin e Ahtisaarit dhe injoron Rezolutën 1244 dhe këtu qëndron problemi kryesor”, shprehet Ivanoviq për Radio Evropa e Lirë .
Përderisa serbët e veriut këmbëngulin se nuk do t’i njohin institucionet e shtetit të Kosovës dhe se do të punojnë vetëm mbi bazën e ligjeve të Serbisë dhe Rezolutës 1244, Qeveria në Prishtinë ka paralajmëruar se do të gjejë zgjidhje atraktive në veri, por vetëm mbi bazën e ligjeve të Republikës së Kosovës dhe Planit të Ahtisaarit.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se Pakoja e Ahtisaarit u ofron serbëve më shumë të drejta sesa që aktualisht ka cilido minoritet në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
“Ne kemi menduar gjithmonë që të jemi atraktiv për qytetarët serbë atje, ndërsa imponues për ata që e shkelin rendin dhe ligjin”, tha Kuçi për REL.
“Dhe, në këtë drejtim do të provojmë që implementimin e Pakos së presidentit Ahtisaari, Kushtetutës e ligjeve ta bëjmë me atraktivitet, por në momente të caktuara edhe përmes ligjit”, deklaron Kuçi.
Anashkalimi i Pakos së Ahtisaarit është kundërshtuar disa herë edhe nga opozita. Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Makolli thotë se nuk ka nevojë për zgjidhje të reja, përderisa ekziston një zgjidhje e mirë.
“Përderisa ne kemi një zgjidhje dhe gjithçka është ndërtuar në mbështetje të kësaj zgjidhjeje, askush nuk duhet të pretendojë të krijojë brenda Kosovës modele të veçanta...”, deklaroi ai.
Ndër aktivitetet e para që Qeveria e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombëtare i parashohin në veri, janë decentralizimi i pushtetit, krijimi i komunës së Mitrovicës veriore dhe organizimi i zgjedhjeve lokale në këtë komunë të re dhe tri komunat veriore me shumicë serbe.
Në anën tjetër, përfaqësuesit politikë të serbëve në veri kanë paralajmëruar se do t’i kundërshtojnë zgjedhjet dhe ngritjen e institucioneve lokale të Kosovës në atë pjesë, duke përsëritur se do t’u nënshtrohen vetëm proceseve zgjedhore që do t’i organizojë shteti i Serbisë.