Reagime të serbëve pas heqjes së rrogave “shtesë për Kosovën”

Beograd, 15 gusht – Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, me të cilin “shtesa për Kosovën” ose paga e dyfishtë, që u është paguar punëtorëve buxhetorë në Kosovë gjatë 7 vjetëve të kaluara, ka nxitur reagime të ndryshme ndër serbët e Kosovës. Sipas medieve serbe, një palë mendojnë se ky vendim është kundërproduktiv dhe se vjen në momentin vendimtar për mbetjen e Kosovës në përbërje të Serbisë.
Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, ka theksuar se me këtë vendim nuk do të ndryshohet asgjë e rëndësishme në përpjekjet e Serbisë për të vazhduar luftën për ruajtjen e Kosovës. “Natyrisht, askush nuk është i lumtur me këtë vendim, i cili gjithsesi do të reflektohet në kushtet e jetës së serbëve në Kosovë, por është në pyetje vendimi kushtetues, i cili duhet të respektohet”, ka thënë për gazetën “Novosti” Bogdanoviq, i bindur se heqja e “shtesës për Kosovën” nuk do të ndikojë në shpërnguljen e serbëve.
Derisa ministri Bogdanoviq mendon se pos në zvogëlimin e pjesshëm të standardit, ky vendim nuk do të ndikojë në segmentet e tjera të jetës në mjediset serbe në Kosovë. Krerët e institucioneve në Kosovë, sipas medieve serbe mendojnë se “heqja e shtesës për Kosovën” do të ndikojë në shpërnguljen e kuadrove profesioniste.
“Jam i sigurt se një numër i ekspertëve, para se gjithash, në shëndetësi do të kërkojnë punësim në mjediset e tjera, ku do të kenë kushte më të mira për punë dhe jetë, sepse për të gjithë është e ditur se mjediset serbe në Kosovë, pos me sigurinë, përballen edhe me probleme të përditshme jetësore, duke filluar nga mungesa e rrymës, ujit, sinjaleve telefonike”, ka theksuar Dr. Stojan Sekuliq, drejtor i Qendrës Klinike spitalore në Prishtinë, e vendosur në Graçanicë.
“Me zvogëlimin e rrogave të të punësuarve serbë në Kosovë, dërgohet mesazhi se është zvogëluar interesimi i shtetit të Serbisë për këtë rajon”, ka thënë sipas “Novosti” Nebojsha çoviq, përfaqësues i SNV-së në veri të Kosovës.
“Intelektualët do të largohen nga Kosova…”, ka thënë në një deklaratë Rada Trajkoviq, drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë.
“Ky është një vendim që mund të ndikojë në asimilimin e serbëve që mbesin në Kosovë. Dëmi do të jetë psikologjik dhe Serbia do të duhej të sillej si Izraeli që punëtorëve të saj në Gaza ua jep në muaj nga tri paga. Intelektualët në Serbi kanë mundësi të punojnë më shumë punë se sa ata në Kosovë”, ka thënë Trajkoviq.
Oliver Ivanoviq, sekretar shtetëror në Ministrinë për Kosovën në Beograd, ka thënë se ky vendim duhet respektuar, por siç ka thënë ai, nuk duhet harruar serbët në Kosovë. “Serbët dhe joshqiptarët në Kosovë nuk jetojnë në kushte të njëjta si ata në Serbinë qendrore”, ka thënë ai.