Xërrxa e Opojës, me rrugë të asfaltuar

Sharr, 15 gusht - Në Xërrxe të Opojës së Sharrit, janë shtruar 2.5 kilometrat e parë të rrugës që lidh këtë fshat me Shajnen e Sharrin. Avni Nebiu, zëdhënës i Komunës, ka bërë të ditur se rreth 200 mijë euro janë siguruar nga buxheti i Komunës. “Marrë parasysh problemet, të cilat vite me radhë ua ka shkaktuar rruga tejet e dërmuar banorëve të këtij fshati të thellë malor të trevës së Opojës, i kemi ndarë këto mjete, ndonëse kemi qenë të vetëdijshëm se nuk mjaftojnë për përfundimin e saj”, është shprehur Nebiu, për të shtuar se drejtuesit komunalë janë duke bërë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje edhe për 500 metrat e mbetura, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në tenderin e shpallur, për shkak të mungesës së mjeteve, me qëllim që ky fshat përfundimisht të lidhet me shirit të asfaltit me qendrën komunale.
Për realizimin e këtij projekti, me fjalë miradije janë shprehur edhe banorët e këtij fshati. “Jemi të kënaqur si me dinamikën ashtu edhe me cilësinë e kryerjes së unimeve, të cilat i ka kryer “KAG-u”, ka thënë Nail Beqiri, banorë fshati, të dielën. Ndërkaq, Bashkim Dauti, kryetar, ka nënvizuar se me asfaltimin e kësaj
rruge, tek banorët është shtuar optimizmi për mbetje në trojet e tyre. “Meqenëse fshati ynë ka qenë më i godituri sa i përket shpërnguljes, shpresojmë se asfaltimi i rrugës do të ndikojë që ai mos të zbrazet edhe më, natyrisht se ajo do të këtë një efekt të drejtpërdrejtë pozitiv edhe në transformim e gjithëmbarshëm të banorëve”, ka thënë Dauti.