Qytetarët e Skenderajt goditen nga shtrenjtimi i miellit

Skenderaj, 15 gusht – Shtrenjtimi i millit dhe bukës ka goditur rëndë qytetarët e komunës më të varfër në Kosovë. Ditët e fundit shumë qytetarë kanë vizituar shitoret e këtushme me shpresë se do të gjejnë miell me çmim të vjetër, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. “Paret e socialit qe i kam për krejt muajin vendosa mi marr miell, por çmimin e paskan dyfishue”, ankohej Isuf Tahiri, njëri prej skamnorëve i cili thotë se me shumën e socialit qe merr me çmimin aktual të grurit mund të blej vetëm 200 kg miell.
Të premten pothuajse të gjitha shitoret apo furrat e qytetit kishin ngritur çmimet e miellit dhe bukës, por jo vetëm të tyre. Edhe ata pronarë lokalesh qe nuk kishin bërë një gjë të tillë kanë paralajmëruar se çmimet do ti ngrenë shpejt. “Nga nesër edhe ne do ta rrisim çmimin e bukës për 10 centë, ashtu si po veprojnë të gjithë, për shkak të shtrenjtimit të miellit”, ka treguar Beli, nga furra “Prekazi”, sipas të cilit edhe me çmimin e deritashëm shumica e qytetarëve kanë kërkuar bukë bajat, çmimi i të cilave ishte 10-15 centë. Kjo furrë posa kishte marrë një kontingjent mielli me çmim prej 30 euro, por siç tha ai, “këtë miell e kemi paguar para 1 jave se sot nuk mund ta marrësh as me 35 euro”. Ngritjen e çmimet e këtyre artikujve jetik, e kanë konfirmuar edhe shitësit në marketet dhe furrat tjera.
çmimi i miellit, i cili deri para disa ditësh ishte 22 euro/100 kg, ka arritur në 35 euro, por të gjithë janë të bindur se ky nuk do të jetë çmimi i fundit. “Momentalisht çmimi i grurit të ne është 35 euro, por nuk mund të them se kështu do të jetë edhe nesër”, ka deklaruar Haxhi Buliqi, ekspert në Mulirin “Grunori” në Skenderaj, në të cilin zakonisht çmimi i miellit është më i liri në komunë. Sipas tij shkaktarët për ngritjen e çmimit janë të shumtë por ka thënë se ajo qe më se shumti dhëmb është se edhe vet si qytetarë dhe si qeveri, kemi ndikuar në këtë. “Fajtori kryesor është Qeveria e cila nuk po stimulon fermerët me subvencione të ndryshme pasi në kushte të tilla agroteknike prodhohet me humbje””, ka spikatur ky ekspert, sipas të cilit përkundër kësaj qytetarë duhet të punojnë më shumë tokën.
Sipas raportit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, prej 15 mijë ha. tokë të punuar sa ka komuna e Skenderajt, me drithëra të bardha sivjet kanë qenë të mbjella vetëm afro 6.000 ha. “Sivjet rendimentet kanë qenë afro 3 mijë kg/ha, ndërkohë qe edhe kualiteti ka qenë jo i kënaqshëm, pasi pesha hektolitare ishte vetëm 70-75 për qind”, ka deklaruar Sabit Ferizi, zyrtar në DBPZHR. Sipas eksperteve të këtushëm nga prodhimi vendor i grurit mund të sigurohen vetëm 40 për qind e nevojave.