E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, 4900 persona largohen gjatë 24 orëve

Mbyllja e sezonit turistik, largon edhe emigrantët shqiptarë nga vendi ynë. Pika kufitare e Kakavijës shënon lëvizje të emgirantëve, të cilët kthehen në vendin e tyre të punës në Greqi. Kështu gjatë 24 orëve të fundit, nga pika kufitare e Kakavijës kanë dalë nga Shqipër për në Greqi, 4900 shtetas dhe 2180 automjete.

Ndërsa mësohet se numri i personave që kanë hyrë për në Shqipëri është më i vogël. Janë rreth 3500 shtetas, të cilët kanë hyrë nga pika kufitare e Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit, po ashtu 1870 automjete kanë hyrë nga kjo pikë kufitare në këtë hark kohor.
 

Pala shqiptare po punon me 10 sportele, ndërsa pala greke po punon me 8 sportele. Ndërkohë që gjatë sezonit kanë hyrë rreth 300 mijë shtetas, dhe 190 mijë makina.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›