ACR: Me rëndësi që minatorët dolën shëndosh

“Është kënaqësi që minatorët dolën nga nëntoka pa ndonjë rrezik apo incident për jetën e tyre. Dalja nga galeritë do t'i shërbejë rikthimit të normalitetit në minierë”, tha administratori i kompanisë Giga Bedineishvili.
Minatorët ndërprenë sot grevën e urisë pas 27 ditësh në nivelin 14 të galerisë. Pas daljen nga nëntoka, ata përfunduan në spital për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore. Megjithatë, është paralajmëruar se greva do të nisë të hënën jashtë minierës.
Ndërpritet greva e minatorëve
Bulqizë (10:30) – Greva e minatorëve është ndërprerë për dy ditë për të rinisur të hënën jashtë ambienteve të minierës. Komisioni i Grevës vendosi që të ndërpritet “protesta pa ushqim”, derisa të vendosen çadrat para zyrave të kompanisë ACR.
Nga vendimi i marrë për lirimin galerisë, tashmë eliminohet rrezikut për grevistët për shkak të gazrave dhe mungesës së dritës, ndërsa specialistët pritet të hyjnë në minierë për të rivënë në punë pompat e ujit si dhe mjetet e tjera të sigurisë.
Gjykata e Dibrës vendosi dy ditë më parë që të lirohet galeria ku ishin ngujuar minatorët. Për këtë arsye, që nga mbrëmja e shkuar, në zonë shkuan qindra forca policie në mënyrë që minatorët të dilnin nga nëntoka ku ndodheshin prej më shumë se 27 ditësh.
Kreu i Sindikatës Kol Nikolla theksoi se “në rast se ACR nuk do të nënshkruajë marrëveshjen, asgjë nuk i ndal minatorët të vijojnë grevën në sipërfaqe të tokës”. Ndërkaq, në përfundim të aksionit,
Kreu i Forcave Speciale të Policisë, Shemsi Preci, deklaroi se “grevistët dolën jashtë nga miniera pas negociatave të cilat vazhduan për gjatë gjithë natës. Ata u dërguan në spital për të vlerësuar gjendjen e tyre, si dhe për të marrë mjekimin e nevojshëm”, tha ai, duke e cilësuar këtë aksion të ndërmarrë nga Forcat e Policisë konform rregullave dhe ligjeve.
Bulqizë, minatorët grevistë pritet të dalin nga galeria
Bulqizë (10:01)– Negociatat me minatorët e Bulqizës po zhvillohen në çdo moment, për të përmbyllur grevën e urisë pas 27 ditëve.
Në Bulqizë po shkon me helikopter, presidentja e ACR-së, e cila ka mbërritur nga Austria, për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me minatorët.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet edhe me Konfederatën e Sindikatave, e cila ka këmbëngulur më së shumti për kërkesat e minatorëve.
Ndërkohë, forca të shumta policia kanë rrethuar të gjithë minierën. Komisioni i grevës ka vendosur që grevistët të dalin nga galeria mbi 1 mijë metër nëntokë. Minatorët protestojnë prej javësh për rritjen e rrogave dhe kushteve të sigurisë në punë. /S.Ll/Start/
2011-08-20 14:30