E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet një avion në Kanada, viktima

Aeroplani i llojit Boeing 737, rrëzua të shtunën pranë Gjirit Resolute të pjesës së arktikut Nunavut.

Linja ajrore First Air , konfirmoi aksidentin, duke thënë në një deklaratë të saj se komunikimi i fundit me avionin ishte kryer në orën 12:40 sipas kohës vendore, kur aeroplani ndodhej rreth tetë kilometra nga aeroporti i Gjirit Resolute.

Komisioni kanadez për sigurinë e transportit po heton shkakun rrëzimit. Aeroplani ishte duke udhëtuar nga Yellowknife  në veriperëndim për në Gjirin Rezolutë për të vazhduar pastaj për në ishullin Ellesmere. /Start/

                                                                                             2011-08-21 09:28
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›