E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, arrestohet polici për kultivim droge

“Lënda narkotike me gjatësi 190 deri në 230 centimetra, u zbulua mbrëmë në qytezën e Libohovës, rreth 15 km larg Gjirokastrës”, thuhet në komunikatën e policisë së Gjirokastrës.

Gjatë aksionit u ndalua Pëllumb Isufati, 41 vjeç, me detyrë inspektor kufiri në Sopik, si kultivues i bimëve të paligjshme.

“Lënda narkotike ishte mbjellë 30 metra larg shtëpisë së tij dhe tashmë për të kane nisur procedurat ligjore për përjashtimin e tij nga radhët e policisë”, theksoi Gentian Mullai, zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut të Gjirokastrës. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-20 10:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›