E Shtunë, 31 Tetor 2026

ACR: Takim në Peshkopi. Refuzon Konfederata

Kompania konçesionare ACR ka bërë një tjetër propozim për bisedime me minatorët e Bulqizës, i cili u hodh poshtë menjëherë nga kreu i Konfederatës se Sindikatave, Kol Nikolla.

ACR nëpërmjet një deklarate për shtyp ka propozuar që takimi mes saj dhe minatorëve të zhvillohet në qytetin e Peshkopisë.

Sipas tyre, është zgjedhur qyteti i Peshkopisë për shkak të afërsisë së këtij qyteti me Bulqizën dhe për të garantuar mbarëvajtjen e negociatave.

Ndërkaq, konfederata këmbëngul që negociatat të zhvillohen ne qytetin e Bulqizës, pasi atje po behet edhe greva e urise.

Në deklaratë ACR thekson se një grup minatorësh mendojnë se nuk janë të përfaqësuar, ndaj ne kërkojmë që një nga këto minatorë të përfshihet në 5-en që do të përfaqësojnë minatorët në bisedime.

ACR ka patur dhe vazhdon të ketë dëshirën e mirë për tu ulur në bisedime më çdo minator, duke përjashtuar ata të cilët kanë ushtraur dhunë mbi administartën e ACR-së, thuhet në deklaratën e ACR-së.

Kryebashkiaku Keta bën thirrje për bisedime

BULQIZE- Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Roland Keta ka bëri thirrje për dialog të menjëhershëm mes komapnisë ACR, minatorëve dhe sindikatës, për ti dhënë fund grevës 17 ditore të minatorëve të Bulqizës.

Ai u bëri thirrje familjarëve dhe mbështetësve të minatorëve që protestuan sot në rrugën kombëtare Peshkopi- Tiranë të ruajnë qetësinë.

Situata zgjidhet vetëm me mirëkuptim mes palëve, tolerancë dhe qëtësi- tha Keta

Ndërkaq, kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla në një komunikim me mediat, duke iu bërë thirrje minatorëve që të ruajnë qetësinë, tha se marrëveshje konsensuale është e vetmja zgjidhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›