E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI arreston për mashtrim biznesmenin e hidrocentraleve në Shqipëri

Zyra Federale e Hetimit, FBI, ka arrestuar një person të quajtur Paul John McMann, 52 vjeç, me akuzën e mashtrimit. Ai u arrestua në Qipro dhe akuzohet se duke përdorur dokumente false bankare, kishte marrë shuma të ndryshme nga individë në Boston dhe në zona të tjera. McMann kishte mashtruar shumë persona duke ngritur një firmë piramidale. Ai rrezikon mbi 20 vjet burg.

Por çlidhje ka kjo me Shqipërinë?

Personi në fjalë kishte një kompani, të quajtur Commonwalth Albanian Hydro Ventures, e cila, në bashkëpunim me firma dhe individë shqiptarë, kishte arritur të merrte plot 9 kontrata koncensionare për ndërtimin e hidrocentraleve në Shqipëri, kontrata që ia kishte akorduar Ministria e Ekonomisë. Madje kryeministri Sali Berisha ka folur me superlativa për kompaninë e tij, duke thënë se koncesionet e hidrocentraleve janë një sukses i vërtetë. Në të vërtetë kanë qenë një dështim katastrofik. Arrestimi i McMann është një tregues i qartë. Ai kishte arritur që të shkëpuste kontratat në Shqipëri, dhe duke i përdorur ato, merrte borxhe shuma të ndryshme në SHBA. Arrestimi i tij në Qipro bën të mendosh se ai mund të jetë sekser i ndonjë personi me peshë e ndikim në qeverinë shqiptare. Ndryshe nuk shpjegohet dot që një mashtruesi që merr 450 mijë dollarë borxh, i jepen kontrata me vlerë mbi 90 milion dollarë. Ndër to spikat ajo për hidrocentralin Bistrica 3.

McMann është gjithashtu shembulli i investimeve të huaja në Shqipëri, që kapin miliarda, por që janë thjesht në letër kontrata për disa mashtrues si puna e McMann.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›