Nard Ndoka: Opozita të mbështesë Topin për president
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka deklaruar se kandidati i opozitës për president duhet të jetë Bamir Topi. Do të jetë kërkesë e jona që zoti Topi të jetë një kandidaturë e të gjithë opozitës së njësuar. Ky është një debat që mund të hapet, që kërkon kohë e që pa diskutim do të pasojë me ndryshime kushtetuese, tha Ndoka. Ai tha se e di që PS e ka të vështirë që të propozojë Topin për president, por deklaroi se partitë aleate të PS do e bëjnë propozimin.