Dhe vjen një ditë kur në LSI vlon demokracia e brendshme
Do jetë vapa e gushtit dhe mungesa e lajmeve në media. Kështu mendon shumëkush kur sheh lajmet se në LSI ka nisur një debat në lidhje me mënyrën se si janë drejtuar ministritë. Me pak fjalë, Vangjel Tavo, i cili la Partinë Socialiste për arsye parimore dhe u bashkua me LSI, ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë. Tani Luan Rama i LSI thotë se është një debat parimor, që nuk ka lidhje me konjuktura. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për rivalitet për poste, por për një debat të shëndetshëm dhe demokratik brenda partisë. Kjo është për tu besuar. Në atë parti vlon demokracia e brendshme. Të gjithë e dinë se ajo parti u pastrua nga demokracia e brendshme kur u larguan Pëllumb Xhufi, Sabit Brokaj etj. Tani ajo është një fole ku njerëzit shkojnë për të shqyer diçka nga pushteti. Nëse Meta ka vendosur të heqë Vasilin, le ta bëjë. Nëse do të shkojë vetë sërish në kabinet, mund ta bëjë. Tani nuk flitet më për demokraci, por për numra. Numra dhe një bllok me shënime me shumë zero pas.