E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, zgjerohet harta e dhunës; Kameron: Do rikthejmë rendin

“Në Mançester shumë automjete janë dëmtuar dhe u është vënë zjarri, ndërkohë që në Bristol një grup prej rreth 150 të rinjsh po përleshet me policinë”, raporton BBC, e cila u referohet burimeve nga “Scotland Yard”.

Sot do të zhvillohet një takimit i komitetit të krizave, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Dejvid Kameron, i cili ka ndërprerë urgjentisht pushimet. Në takim pritet të vendoset mbi masat kundër dhunës, që arrin natën e tretë radhazi në Angli.

Policia e Londrës do të dislokojë mbi 13 mijë trupa policore në qytet gjatë 24 orëve të ardhshme për t’u bërë ballë trazirave dhe për të ruajtur rendin, ndërkohë që kryeministri britanik ka deklaruar se efektivët e policisë mund të arrijnë në 16 mijë në kryeqytet.

Këtë deklaratë Kameron e bëri gjatë një konference të shkurtër ku njoftoi edhe një mbledhje urgjente të Parlamentit të enjten. “Do të bëjmë ç’të jetë e mundur për të rikthyer rendin dhe qetësinë”, tha Kameron.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-09 14:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›