E Shtunë, 31 Tetor 2026

ACR e gatshme te plotesoje kerkesat e grevisteve

Kompania e kromit ACR beri sot te ditur se eshte e gatshme te plotesoje kerkesat e minatoreve greviste dhe u kerkon atyre qe te lirojne minieren. Kjo kompani tha ne nje deklarate se miniera po mbahet peng nga nje grup i vogel  njerezish te drejtuar nga Kol Nikolla te cilet pushtuan me dhune minieren dhe zyrat e administrates dhe per te cilat gjykata kerkoi qe te lirohen. ACR deklaroi se lirimi i menjehershem i minieres eshte e vetmja mundesi qe punetoret ti kthehen punes dhe jeta ne qytetin e Bulqizes ti kthehet normalitetit.

Ndersa minatoret po vazhdojne greven e urise ne diten e 27-te. Disa dite me pare 10 nga 14 grevistet u zevendesuan nga nje grup tjeter punetoresh. Kryetari i Sindikates Kol Nikolla tha ne emer te grevisteve se ata po e mirembajne minieren dhe nuk eshte e vertete se nderprerja e punes po rrezikon jeten e tyre ne galerine e nivelit 14. Zoti Nikolla tha se grevistet nuk u njoftuan per gjyqin qe eshte bere ne Peshkopi dhe as vendimin e gjykates qe u kerkon zbrazjen e mjediseve te minieres. Por ata do te vazhdojne greven me mosbesimin se kompania nuk do te mbaje premtimet e saj derisa te nenshkruajne nje marreveshje me te.

Vendimi i gjykates se Dibres kerkon qe minatoret te nxirren nga mjediset e minieres per te mbrojtur jeten e minatoreve dhe pasurite shteterore ne minieren e Bulqizes. Por minatoret paralajmeruan qe te policia te mos nderhyje ne protesten e tyre. Ata thane se do te shkaktojne permbytje ne miniere dhe ne vendin e greves nese nderhyjne forcat e rendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›