Policia Bashkiake aksion kundër ndërtimeve pa leje
19/08/2011 Pezullohen 107 ndërtime
Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Inspektoratin Ndërtimor të Tiranës, nisi dje prishjen e një ndërtimi pa leje, në zonën e Selitës, në rrugën “Ibrahim Dervishi”. Policia Bashkiake konstatoi ndërtimin pa leje, bëri bllokimin dhe njoftoi subjektin. Pas kësaj procedure, nisi aksioni për shembjen e ndërtesës dhe kthimin në gjendjen fillestare. “Ky është aksioni i radhës i Policisë Bashkiake. Ne do të zbatojmë ligjin dhe këtë do ta bëjmë çdo ditë”, - u shpreh drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. Brenda 10 ditëve, Policia Bashkiake ka kryer 8 aksione për prishjen e ndërtimeve pa leje, ndërsa janë bllokuar qindra raste të tjera, ose tentativa për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Sipas të dhënave nga Bashkia e Tiranës, aktualisht Policia Bashkiake ka pezulluar ndërtimin e 107 objekteve pa leje. Shumica e këtyre ndërtimeve pa leje janë denoncuar nga qytetarët në Bashkinë e Tiranës, përmes një numri telefoni që është vënë në dispozicion për këtë çështje. Gjithashtu, inspektorët e Drejtorisë së Tatim-Taksave, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake kanë marrë masat për lirimin e hapësirave publike e zëna nga lokalet në mënyrë të paligjshme për 247 raste. Ndërtimet pa leje “lulëzuan” më tepër në periudhën e ndërrimit të pushteteve vendore, procedurë, e cila zgjati gati 3 muaj.