E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH Prishtina ka bashkepunuar me SHBA ne masat kunder terrorizmit

Ne raportin per Kosoven Departamenti i Shtetit thote se Prishtina ka bashkepunuar me Shtetet e Bashkuara ne ceshtje qe lidhen me terrorizmin dhe ka bere perparim ne miratimin e legjislacionit perkates.

Njesia e Policise Kunder Terrorizmit vazhdon te rrise aftesite per te kryer operacione kunder terrorizmit. Ne shtator me ndihmen teknike te qeverise amerikane thuhet ne raport Kosova miratoi nje ligj gjitheperfshires kunder pastrimit te parave dhe Financimit te Terrorizmit.

Ligji parashikon raportimin e cdo transaksioni mbi 10.000 euro si dhe te transaksioneve te dyshimta.

Megjithe kufizimet financiare thote raporti i Departamentit te Shtetit qeveria e Kosoves ka zgjeruar perpjekjet per te bashkepunuar me partneret nderkombetare per ceshtjen e individeve qe kalojne ne menyre te paligjshme neper territorin e saj.

Vitin e kaluar thuhet ne raport Prishtina bashkepunoi ngushte me Shtetet e Bashkuara per te ekstraduar nje shtetas te Kosoves i cili perballej me akuza qe lidheshin me terrorizmin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›