Ditë vere në Sarandë, të paharrueshmet mbrëmje
19/08/2011 Më së shumti, pushues nga Kosova, Maqedonia dhe Greqia
SARANDË, 13 korrik - Çdo ditë që kalon e bën më të dukshme faktin se Saranda, e cilësuar si kryeqyteti veror i shqiptarëve, ka hyrë në kulmin e sezonit turistik 2011.
Plazhet brenda qytetit, që shtrihen kryesisht përgjatë shëtitores së qytetit, nuk kanë dallim nga frekuentimi i tyre gjatë javës dhe në fundjavë.
Në rërën e "Plazhit të Ri", të plazhit "Rinia" dhe disa që janë shtuar këtë verë, dynden prej orëve të para të mëngjesit frekuentuesit e parë, për të arritur në një fluks të shtuar në orën 11:00 të çdo dite.
Ata thonë se vijnë nga qytetet fqinje, si Gjirokastra e deri në Përmet, për të kaluar disa orë në valët e detit Jon dhe në rërën e plazheve, që këtë vit duken më të sistemuara se çdo verë.
Por më të shumtët kanë ardhur nga Maqedonia e Kosova si dhe nga Greqia, nga brigjet dhe qytetet kufitare me Sarandën, duke dashur të mos e ndiejnë krizën edhe në ditët e tyre të plazhit.
Prej atyre që intervistuam, duke qenë nën çadrën e plazhit apo duke u zhytur në det, vlerësohen kushtet më të mira që gjejnë në Sarandë, uji i pastër i detit dhe rëra po ashtu e hedhur e re, si investim i pushtetit vendor për këtë verë.
Burime zyrtare nga bashkia e Sarandës njoftojnë se deri tani mbi 50 mijë pushues vendas dhe të huaj pushojnë në brigjet e Jonit çdo ditë.
"Shifra është e lartë, por me kalimin e ditëve presim që ajo të dyfishohet", - thanë të njëjtat burime.
Edhe agjencitë e ndryshme turistike që operojnë në Sarandë ditët e fundit kanë shtuar ndjeshëm aktivitetin e tyre për mbërritjen e turistëve perëndimorë në zonën bregdetare të Jonit e më gjerë.
Interes për vizitorët e huaj ngelet Butrinti dhe natyrisht eksplorimi i zonës bregdetare të Jonit.
Shumica e turistëve vijnë për herë të parë dhe përshtypjet e tyre kanë qenë mjaft impresionuese. Ditët e fundit përveç kruazierave kanë mbërritur në gjirin e Sarandës edhe disa veliera, kryesisht me turistë francezë.