E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, daja plagos nipin me pistoletë, vetëplagoset

ELBASAN-Daja qëllon për të vrarë nipin me pistoletë më pas vetëplagoset. Kjo është ngjarja e rëndë që është shënuar sot pasdite në fshatin Vidhas të qytetit të Elbasanit.
Mësohet se Andi Cela, 25 vjec (daja) ka qëlluar me pistoletë, djalin e motrës, nipin 17 vjecar, Dashamir Salla.
Mësohet se 17 vjecari është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa daja e tij, që është dhe autori i ngjarjes ka tentuar t’i japë fund jetës, por ka përfunduar i vetëplagosur. Aktualisht të dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet aktualisht në vendgjaje ku ka sekuestruar gëzhojat e plumbave, por ende mbeten pa zbardhur motivet e ngjarjes që për pak shënoi nje tragjedi brenda familjes.

Krimi brenda familjes ndërkohë para 3 ditësh i mori jetën në personi në Rrëshen. Më 16 Gusht nipi qëlloi xhaxhanë për vdekje pas një konflikti që patën për pronat.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Durrës, sherr për parkingun, qëllohet me armë kosovari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›