E Shtunë, 31 Tetor 2026

ACR kërkon takim me minatorët, këtë herë në Peshkopi

Kompania “ACR” i ka bërë sërish thirrje minatorëve të Bulqizës të ulen në bisedime por këtë herë ka propozuar që takimi të zhvillohet në qytetin e Peshkopisë.

Në një letër drejtuar minatorëve ACR-ja thekson se ajo ka patur dhe vazhdon të ketë vullnetin e mirë për të zhvilluar bisedime konstruktive me minatorët ndërsa thekson se është zgjedhur Peshkopia për për lidhjen dhe afërsinë që ka ky qytet me Bulqizën dhe për të garantuar mbarëvajtjen e negociatave.
 

“Jemi gati të ulemi në bisedime me secilin nga minatorët e kompanisë sonë përveç atyre personave që kanë ushtruar dhunë ndaj administratës së ACR. Pas insistimit të vazhdueshm të një grupi minatorësh të cilët mendojnë se kërkesat e tyre nuk janë përfaqësuar siç duhet, ACR kërkon që një përfaqësues i tyre të përfshihet në grupin e 5 minatoreve që do të marrin pjesë në negociata” thuhet në letrën e ACR-së.
 

Ndërkohë minatorët kanë refuzuar ftesën e “ACR”, që takimi të zhvillohet në Peshkopi. Kreu i Konfederatës së Minatorëve, Kol Nikolla ka deklaruar se minatorët do të takohen me “ACR”, vetëm në Bulqizë, sepse në këtë vend po zhvillohet edhe greva e urisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›