Durrës, zjarr në kodrat e Spitallës

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë kodrat e Spitallës në rrethin e Durrësit. Menjëherë zjarrëfikëset e Durrësit dhe të portit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen për neutralizimin e flakëve.
Ndërkohë që zjarri po përhapet me shpejtësi, në kodrat e Spitallës. Ky është zjarri i dytë që bie në rrethin e Durrësit, brenda 3 ditësh. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrëvënies.