Rreth 19708 persona kalojnë kufirin e Morinës gjatë 24 orëve të fundit

Fluksi i shtetasve kosovare të cilët duan t`i kalojnë pushimet në Shqipëri ka shënuar shifra rekord këtë sezon. Vetëm në 24 orët e fundit, kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 19708 persona dhe rreth 3404 automjete.
Ndërkaq që mësohet se numri i personave që kanë kaluar në drejtim të kundërt është 10114.
Po ashtu në këtë periudhë kohore 3404 automjete kanë ardhur nga Kosova në Shqipëri, ndërsa anasjelltas kanë lëvizur 2425 automjete.
Burime pranë pikës kufitare të Morinës raportojnë se 90% e këtij fluksi janë shtetas që udhëtojnë për pushime, kryesisht në qytetin e Durrësit.