E Diel, 1 Nëntor 2026

BB, mbështetje projekteve zhvillimore

PRISHTINË-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, Jan Peter Olters, i cili theksoi përkushtimin e Bankës Botërore për të vazhduar mbështetjen e institucioneve të Kosovës në implementimin e suksesshëm të projekteve zhvillimore të vendit.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore, si dhe për thellimin e këtij bashkëpunimi, bën të ditur zyra e shtypit e qeverisë kosovare.
Kryeministri Thaçi uroi Jan Peter Olters për marrjen e detyrës së re, si dhe vlerësoi mbështetjen që Banka Botërore i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›