E Shtunë, 31 Tetor 2026

ACR premton zgjidhjen e kerkeses se minatoreve

ACR premton zgjidhjen e kërkesës së 71 minatorëve që protestojnë. Në një njoftim për shtyp, Kompania austriake ACR sqaron se minatorët e zonës D nuk kanë qenë punonjës të kësaj kompanie, por të një prej nënkontraktuesve të saj, ndërkohë qe konfederata e sindikatës se minatorëve thekson se dhe kjo përgjegjësi i takon austriakeve për ta zgjidhur.

Në njoftimin e ACR thuhet se kompania ka përfunduar me nënkontraktonin procedurat e dorëzimit të aseteve të zonës D, ku një prej pikave të marrëveshjes ishte edhe trajtimi financiar i punonjësve të kësaj zone. ACR do të marrë përsipër të zgjidhë situatën financiare të punëtorëve të zonës D duke ju ofruar atyre të njëjtat kushte që u ofroi edhe minatorëve të Bulqizës bazuar në kohën që këta minatorë kanë punuar për kompaninë ACR”.

Por, ACR sqaron se aktualisht puna në zonën D është e pezulluar sipas vendimit të METE, pasi RISHM po vazhdon inspektimin në këtë zone dhe stafi i minierës po punon për të garantuar kushte të përshtatshme për rifillimin e punës.

“Në momentin që Ministria e Ekonomisë, do të vendosë që mund të fillohet puna në këtë sektor, kompania ACR do të fillojë me përmirësimin e kushteve të punës dhe rifillimin e punës për minatorët”, thekson kjo kompani.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›