Eagle Mobile sjell në Shqipëri DJ.Armin Van Buuren
Havana Fest dhe Eagle Mobile sjellin për herë të parë në Shqipëri DJ numër 1 në botë, Armin Van Buuren. Ditën e premte në datën 14 tetor në stadiumin “Qemal Stafa” do të zhvillohet koncerti me përmasat më të mëdha deri tani në Tiranë. Ky aktivitet me skenë dhe produksion nga vetë stafi i Armin Van Buuren do të argëtojë të rinjtë shqiptarë. Bashkë me DJ.Armin Van Buuren do të performojnë edhe DJ.Sunnery Jamers dhe Ryran Marciano, ndërkohë që W/arm up do të bëhet nga DJ.AD Disha. Katër herë radhazi DJ.Armin Van Buuren është cilësuar numri një në sondazhin “Top 100” të revistës prestigjioze “DJ Mag”, duke u bërë kështu DJ i parë që fiton këtë çmim, katër herë radhazi në historinë e kësaj reviste. Eagle Mobile i ka kushtuar një vëmendje të veçantë aktiviteteve artistike dhe kulturore, duke sjellë në Shqipëri personazhe mjaft të njohura në arenën ndërkombëtare si: DJ. Poul Van Dyke, grupin Madcon, Jim Belushin me muzikën Jazz, si dhe dërgoi në koncertin e Madonës në Budva të Malit të Zi një mijë abonentë në vitin 2008, pak pas hyrjes në tregun shqiptar.