Rrezikohet Made in Albania METE rinegocion per rregullat e origjines
Industria me lëndë të parë porositësi mund të pësojë humbje të konsiderueshme përsa i përket etiketës së origjinës së mallit.
Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, po rinegocion për rregullat e origjinës preferenciale të mallrave, në kuadër të iniciativës EUROMED, apo të quajtur ndryshe “Procesi i Barcelonës”.
METE dhe qeveria shqiptare e ka ndjekur me vëmendje të veçantë këtë proces, si një mundësi më shumë për ekonominë prodhuese shqiptare.
Ky parim i lejon vendet të importojnë, dhe më pas, me një shkallë të caktuar të përpunimit, t`i origjinojnë këto mallra si të tyret, dhe ne rastin tone si produkte “Made in Albania”.
Por sipas ministrisë së Ekonomisë, komuniteti i biznesit nuk ka shfaqur interes për këtë proces, nuk ka dhënë as edhe një sinjal minimal të nevojës se tij për t’u përfshirë dhe aq më pak nuk ka prezantuar asnjë kërkesë apo propozim konkret, ndërkohë që afati i fundit mbetet data 16 tetor.
Pikërisht për të dëgjuar propozimet e komunitetit të biznesit, kryesisht atij fason, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit në vend , veçanërisht me përfaqësues të shoqatave të prodhimit fason të tekstileve dhe lëkurë-këpucëve, me të cilët është diskutuar rreth Konventës Rajonale të Rregullave të Origjinës Pan-Euro-Med.
Kjo Konventë është mjaft e rëndësishme për Shqipërinë, ashtu si dhe obligimet që rrjedhin për vendin tonë në kuadër të CEFTA-s.
Ndryshe nga Shqipëria, komuniteti i biznesit kroat ka propozuar një rritje të shkallës së përpunimit të këtyre produkteve në 70% brenda vendit, në mënyrë që të fitohet origjina e mallit, e cila aktualisht është 40%.
Ndërkohë që biznesi vendas, edhe pas këmbënguljeve të herë pas hershme të ministrisë së Ekonomisë, nuk ka shfaqur interes.