OPEC ul serish parashikimet per naften

Për të tretën herë në radhë OPEC ka reduktuar parashikimet mbi kërkesën globale për naftë për vitin 2011 dhe 2012. Organizata e vendeve prodhuese të natës, ka deklaruar se pasiguritë ekonomike dhe kërkesa e ulët për naftë nga vendet si Kina dhe India, kanë ulur sërish parashikimet. Për vitin aktual, kartel e arit të zi ka vlerësuar në rënie pritjet për naftë me 87,81 milionë fuçi në ditë, nga vlerësimi i mëparshëm në 87,99 milionë, të muajit shtator.
Ndërsa për vitin e ardhshëm, OPEC ka parashikuar një rënie të kërkesës në 89 milionë fuci naftë në ditë nga 89,26 milionë. Në raportin mujor të organizatës thuhet se kriza ekonomike po shtrihet edhe mbi kërkesën për naftë, kryesisht për vendet anëtare të prodhimit të këtij produkti.
Në raportin e muajit tetor OPEC ka njoftuar për një impakt negative më shumë se sa pritjet të ngadalësimit të kërkesës nga SHBA, nga kriza e Eurozonës dhe nga efektet afat mesme të cunamit në Japoni. Përveç këtyre, sipas OPEC, llogariten edhe pasiguritë mbi kërkesën për naftë nga ana e Kinës dhe politikave ambientale të qeverisë së saj, por edhe nga rritja e çmimeve të konsumit të karburantit në Indi. Pikërisht për këto shqetësime , OPEC i ka ftuar vendet të tregohen të vëmendshme nga çekuilibrat në rritje të tregut, kryesisht të ndikuar nga problemet e borxhit të eurozonës, të cilat kanë ndikuar në rritjen e ekonomive europiane në nivele të ulëta kundrejt parashikimeve.