Kriza demton tregtine me pak importe nga Greqia
Kriza ekonomike në Greqi ka sjellë një ulje të shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë. Të dhënat zyrtare tregojnë se që prej afro tre vitesh ka një tendencë për të importuar më pak mallra dhe të mira që prodhohen në Greqi. Instituti i Statistikave në shifrat që publikon, për krahasimet si mujore ashtu dhe vjetore tregon fenomenin në tregti.
Gjatë gjihë vitit 2009 janë importuar nga shteti fqinj, që është në krizë ekonomike rreth 67 miliard lekë mallra, ndërsa një vit më vonë vlera e importeve ishte rreth 62.7 miliard lekë. Brenda një viti, nga Greqia erdhën rreth 4.7 miliard lekë më pak mallra, por duhet thënë që kjo vlerë mund të jetë më e madhe për shkak të zhvlerësimit të monedhës shqiptare ndaj euros. Tendenca për rënie të importeve nga Greqia ka vijuar dhe gjatë vitit 2011.
Muaji gusht regjistroi importe me vlerë rreth 4.7 miliard lekë, ndërkohë që në të njejtën periudhë të një vitit më parë importet ishin 5 miliard lekë. Rënia, për periudhën e fundit për të cilën ka të dhëna është me rreth 6 për qind. Tendenca është e pandryshuar që prej 2009-ës, por gjithsesi Greqia së bashku me Italinë vijojnë të jenë që prej rreth 20 vitesh partnerët kryesor tregtarë të Shqipërisë. Gjatë muajit gusht, importet nga Greqia zunë rreth 10 për qind të totalit.
Florian Papadhimitri