ACR-së po i shkojnë pisk punët!

Duket se kompanisë ACR nuk po i shkojnë punët ashtu siç duhet pasi prej muajsh, nxjerrja e kromit është ndërprerë.
Ndërsa pak ditë pas shpërthimit që la pas një të vdekur dhe tetë të plagosur, Reparti i Inspektim dhe Shpëtim Minierave (RISHM) kërkon pezullimin e punës, për shkak të pranisë jashtë normave të lejuara të hidrogjenit. Sipas specialistëve, normat e larta të hidrogjenit paraqesin rrezik për shëndetin e minatorëve.
Një ditë më parë, ky Repart tha se shpërthimi në minierë kishte ardhur nga një gabim njerëzor, pasi në galerinë ku ndodhi aksidenti ishin gjetur shkrepëse dhe cigare, çka mund të ketë ndikuar në shpërthimin e hidrogjenit.
Ndërkaq, kompania ACR u gjobit me 500 mijë lekë për neglizhimin e rregullave të sigurimit teknik. Aksidenti i disa ditëve më parë ndodhi në nivelin e 16-të minierës, pusi 2, ku humbi jetën minatori Naim Shyti, dhe u plagosën 8-të tjerë. /S.Ll/Start/
2011-10-26 11:58