Tre kandidaturat e para për Guvernator

Por sot, Këshilli i Ministrave ka prezantuar tre kandidatë të tij për kreun e ardhshëm të BSH-së, ndërsa dy të tjerë duhet të propozohen nga Parlamenti dhe një i fundi nga Bordi i Bankës së Shqipërisë.
Tre emrat e propozuar në mbledhjen e qeverisë janë Ardian Fullani, aktualisht Guvernator i kësaj Banke, Elisabeta Gjoni, aktualisht kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), si dhe Petraq Milo, aktualisht këshilltar i kryeministrit për ekonominë. Të tre figurat u vlerësuan nga kryeministri Berisha në mbledhjen e kabinetit për rolin e tyre në fusha të ndryshme të ekonomisë.
Në mbështetje të nenit 53 të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, "Për Bankën e Shqipërisë", Guvernatori vepron si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, i ngarkuar për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të saj dhe si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. /s.Ll/Start/
2011-10-26 12:23