Tiranë, arrestohen 4 shtetas në kërkim

Gjatë së martës, u arrestua shtetasi në kërkim Ylber Xhavit Llozhi, 38 vjeç, lindur në Dukagjin Shkodër dhe banues në Kodër të Kuqe, në zonën e Babrrusë, në periferi të kryeqytetit.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati nr.5, pasi me datë 08.09.2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, e cila e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale të “Fyerjes për shkak të detyrës”.
Po dje u realizua kapja e shtetasit në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë Luan Hamit Çuni, 36-vjec, banues në Tiranë. Ky shtetas është shpallur në kërkim me datë 29.04.2009, nga D.P.Q. Tiranë. Pasi me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Tiranë, e ka dënuar me dy vjet burgim, për konsumim të veprave penale të „Kanosjes“, „Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake“.
Dje Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasve Bilbil Esat Dafku, 39-vjec, banues në Tiranë, si dhe Behar Arif Allaraj, 19 vjec, banues në fshatin Gurrë e Vogël, pasi ndaj tyre ka bërë kallzim një shtetas, i cili deklaron se mbrëmë rreth orës 19.00 në Sanatarium dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim e njëri tjetrin, e kanë goditur me thikë dhe kaçavidë në krah për motive të dobta. /Start/
2011-10-26 11:09