E Shtunë, 31 Tetor 2026

ADN-ja e nxjerr te pafajshem per vrasjen e emigrantit, 7 muaj ne qeli

G.Ashimi

Korce - Nje 29-vjecar nga Korca mbahet prej shtate muajsh ne qeli, edhe pse ekspertiza e ADN-se dhe verifikimet e kryera nuk e kane nxjerre autor te ekzekutimit per nje borxh 5 mije eurosh te Nikolin Sinollarit, qe dyshohet per pazare te trafiqeve. Ngjarja ka ndodhur me 12 shkurt te ketij viti dhe policia ka ndaluar si te dyshuar Leonard Pashon, pas deshmise se prinderve te viktimes se i riu e kishte takuar djalin e tyre, dy dite para ngjarjes, dhe nje njolle gjaku ne portofol. Por, ne kerkim u shpall edhe nje i dyte qe, sipas avokatit te te dyshuarit, Pasho, mendohet te jete autori i vertete. "Do te vije dita qe shteti t'i paguaje ketij personi demshperblimin per kohen qe e ka mbajtur pa te drejte ne burg, sepse autori i vertete i vrasjes eshte shpallur ne kerkim, por leviz i lire. Problemi eshte pse te mbahet kot ne burg ky njeri, kur te gjitha provat qe ka ne dosjen e saj edhe prokuroria, tregojne se ai nuk eshte implikuar ne vrasje". Me keto fjale iu drejtua avokati Idajet Beqiri trupit gjykues ne Gjykaten e Faktit Korce, ku diten e enjte eshte zhvilluar nje tjeter seance per revokim mase arresti te 29-vjecarit Leonard Pasho. Gjykata e Faktit ne Korce, fillimisht e la Leonard Pashon ne masen e sigurise arrest ne "burg pa afat". Ne Gjykaten e Apelit, ai u la ne burg me afat 10-ditor, me arsyetimin se ne varesi nga rezultatet e ekspertizes shkencore te ADN-se se gjakut e flokeve, nese nuk rezultonte autor te lihej i lire. Por, ky vendim i Gjykates se Apelit, nuk u zbatua dhe nga ana e Gjykates se Faktit. I dyshuari per vrasje u la serish ne gjendje arresti ne burg pa afat ne pritje te rezultateve te ekspertizes shkencore. Sipas pales mbrojtese, ka dale tashme akt-ekspertimi shkencor i ADN-se, qe i eshte derguar edhe Gjykates se Larte. "Nga ky ekspertim shkencor, rezultoi se nje njolle gjaku ne portofolin e klientit tim dhe qe sherbeu si prova e vetme e arrestimit te tij ne flagrance, jo vetem nuk eshte e tij, por rezulton te jete e nje kafshe", tha avokati Idajet Beqiri. Ai shtoi me tej se edhe tabloidet e telefonatave celulare dy ore para kryerjes se krimit dhe 5 ore pas tij, vertetojne se Leonard Pasho ka komunikuar vetem me te dashuren.

Avokati: "Klienti qe une mbroj nuk eshte marre akoma i pandehur, edhe pse jane zhvilluar 7 muaj hetime ne lidhje me vrasjen. Nga prova kategorike dhe te padiskutueshme ka dale se nuk eshte ky autori", u shpreh avokati Idajet Beqiri. Gjykatesja e ceshtjes e pranoi kerkesen e avokatit mbrojtes per revokim mase sigurie.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›