E Shtunë, 31 Tetor 2026

ADN konfirmon vrasjen e Osama Bin Ladenit

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë konfirmuar vdekjen e Osama Bin Ladenit pas testeve të ADN-së të trupit të tij të cilat vërtetojnë se ai ishte Osama. Sipas njoftimeve të fundit të mediave amerikane, testi i ADN-së e konfirmon identitetin e Osamas, pasi në media të shumta u hodhën dyshime nëse ai ishte Bin Laden dhe nëse me të vërtetë është vrarë.

“Reuters” raportoi se trupi i pajetë i Bin Ladenit, para se të hidhej në det ishte zhvendosur në bazën ajrore amerikane në Afganistan. Në analizat e shumta në mediat e fuqishme botërore, CNN e BBC ngriten mjaft dyshime për vendin ku është strehuar pasi qyteti ku u vra ai, Abbottabad, është rajon mjaft i populluar dhe ndodhet njëra prej bazave më të njohura të akademisë ushtarake të Pakistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›