E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në SHBA, nuk rritet shkalla e rrezikut nga terrorizmi

Sekretarja për Sigurinë e Atdheut, Xhenet Napolitano, tha se autoritetet amerikane nuk kanë ndërmend të rritin shkallën e rrezikut nga sulmet terroriste pas vdekjes së kreut të Al Kaidës, Osama bin Laden.

Ajo tha se niveli i rrezikut nga sulmet terroriste do të rritet kur autoritetet të kenë informacione konkrete apo të besueshme, të cilat mund t`i bëhen publike opinionit.

Napolitano shtoi se SHBA mbeten në gjendje të gatishmërisë së shtuar, dhe se vendi është më i sigurtë sesa ka qenë në 11 shtator 2001 për shkak se bin Ladeni është i vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›