E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në 2010-ën janë vrarë 102 gazetarë

102 gazetarë janë vrarë në vitin 2010, tetë më shumë se një vit më parë, tha Instituti Ndërkombëtar i Shtypit me seli në Vjenë.

Rajoni më i rrezikshëm për gazetarët ka qenë Azia me 40 gazetarë të vrarë, ndërsa me pas vjen Amerika Latine me 32 të vrarë, thuhet në raportin e përvitshëm për lirinë e shtypit në botë.

Vendi më vdekjeprurës për gazetarët është Pakistani me 16 të vrarë. Meksika renditet e dyta me 12, ndërsa Hondurasi i treti me 10 të vdekur.

Shtatë gazetarë kanë vdekur në Evropë, dy në Rusi, dhe nga një në Greqi, Bullgari, Bellorusi, Letoni dhe Turqi.

Insituti tha se në dekadën e kaluar janë vrarë gjithsej 788 gazetarë.

Iraku, me 177 vrasje, Filipinet me 96 dhe Kolumbia me 50 gazetarë të vrarë renditen si vendet më të rrezikshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›