Kush ishte Osama Bin Ladeni

Terroristi me i kerkuar i botes Osama bin Laden ishte 54 vjec. I fajesuar per aktet me te renda terroriste ne te pakten 3 kontinente Osama bin Laden ishte objektiv i ndoshta operacionit me te madh amerikan ne histori. Pas sulmeve katastrofike ne Nju Jork dhe Uashington me 11 shtator 2001 Presidenti Bush u zotua publikisht te gjente personin qe mendohej te ishte organizatori i sulmeve Osama bin Ladenin.
Ne te kaluaren ne perendimin e vjeter amerikan ngrihej nje pankarte ne te cilen shkruhej I kerkuar gjalle a vdekur. Une dhe Amerika nuk duam gje tjeter vecse nxjerrjen e tij para drejtesise.
Megjithate imazhi i bin Ladenit si terrositi me i kerkuar i botes bie ne kontrast te thelle me rritjen e tij te rehatshme dhe ne paqe. Lindur me 10 mars te vitit 1957 ai ishte mes me shume se 50 femijeve te nje manjati saudit ndertimesh i cili ndiq kur Osama bin Laden ishte adoleshent.
I rritur ne mes te pasurise se klases se larte te Arabise Saudite e bashke me pjesetare te familjes mbreterore ne fuqi bin Laden perfundoi studimet ne inxhinjeri dhe dukej se do te punonte ne biznesin e familjes. Por jeta e tij ndryshoi pergjithmone kur ne vitin 1979 ish Bashkimi Sovjetik pushtoi Afganistanin.
Bin Laden si shume myslimane mori pjese ne luften kunder sovjetikeve megjithese fillimisht ai u angazhua ne mbeshtetjen logjistike per rekrutet e rinj mes forcave muxhahedine afgane te njejtat forca qe u meshteten nga Shtetet e Bashkuara. Por nga mesi i viteve 80-te bin Laden vendosi te perdore nje pjese te pasurise se familjes per te krijuar milicine e tij e cila me vone u be e njohur si al-Kaida qe do te thote Baza.
Pas terheqjes se sovjetikeve nga Afganistani bin Ladeni u kthye ne atdhe por mbajti lidhje me veterenet e luftes afgane dhe ishte i interesuar ne kauza te tjera afgane.
Nje moment i rendesishem ne jeten e tij ishte viti 1990 kur Iraku pushtoi Kuvajtin pushtim qe nxiti Arabine Saudite te ftonte trupat amerikane te dislokoheshin ne territorin saudit. Bin Ladeni e konsideroi mberritjen e jo-myslimaneve ne ate qe ai e shikonte si toke te shenjte si nje konfrontim ndaj islamizmit. Ai protestoi ashper ndaj ketij vendimi gje qe rezultoi ne debimin e tij nga Arabia Saudite ne vitin 1991.
Bin Laden gjeti strehe ne Sudan ku thuhet se organizoi sulmet kunder ushtrise amerikane ne Somali dhe Arabine saudite. Nen presionin e Shteteve te Bashkuara autoritetet sudaneze e debuan ate me 1996 dhe ai u kthye perseri ne Afganistan.
Ndersa u angazhua perseri ne politikat afgane bin Ladeni vazhdoi betejen globale kunder Shteteve te Bashkuara. Thuhet se ai kishte rol qendror ne bombardimet me 1998 ne ambasadat amerikane ne Kenia dhe Tanzani.
Ndalimi i Osama bin Ladenit u be perparesia kryesore e Shteteve te Bashkuara pas sulmeve te vitit 2001 nga te cilat u vrane me shume se 3 mije njerez. Kur talebanet refuzuan tua dorezonin udheheqesin e al-Kaides autoriteteve amerikane Shtetet e Bashkuara nderhyne ushtarakisht ne Afganistan duke debuar talebanet nga ai vend ne dhjetor te vitit 2001 dhe duke e detyruar Osama bin Ladenin qe te fshihej.
Qe prej atehere bin Ladeni beri publike disa videokaseta ne te cilat denonte Shtetet e Bashkuara duke shkaktuar edhe shume pakenaqesi e iritim per Uashingtonin irritim qe tani ka marre fund.