DASH paralajmeron shtetasit amerikane te jene shume vigjilente mbas vdekjes se Bin Ladenit
Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmeruar shtetasit amerikane qe jetojne jashte vendit ose qe udhetojne te jene shume vigjilente mbas vdekjes se Bin Ladenit.
Ne nje njoftim sigurie per udhetimet anembane botes se shtetasve amerikane thuhej se vrasja e Osama Bin Ladenit mund te shkaktoje nje dhune anti amerikane ne disa rajone.
Ne kete njoftim thuhej gjithashtu se nese qytetaret amerikane gjenden ne zona te tilla ata duhet te kufizojne daljet nga shtepite apo hotelet dhe tu shmangen mitingjeve apo grumbullimeve masive.
Nderkohe ne nje zhvillim tjeter te lidhur po me vrasjen e Osama bin-Ladenit tregu i aksioneve ne Shtetet e Bashkuara u rrit ndjeshem sot. Ne minutat e para te hapjes se ketij tregu ne kompanine e Dow Jones-it u vu re nje rritje prej 0.4 ndersa SampP 500 nisi me nje rritje 0.3. NASDAQ-u arriti deri ne 0.2.
Nje rritje u vu re dhe ne tregjet e aksioneve ne mbare boten. Rritje u shenuan edhe ne kompanite e aksioneve ne Paris dhe Frankfurt. Ne Azi tregu i aksioneve u rrit deri ne 1.6.