E Diel, 1 Nëntor 2026

AED Biznesi partneri yne jo vetem ne shitje por edhe ne sherbim

Breaking Views Drejtori i pergjithshem Bledar Balla Afati fundit 31 dhjetor jo 28 shkurti

Procesi i instalimit te biznesit me kasa fiskale ka hyre ne vitin e trete dhe tashme ndodhet ne fazen delikate te saj. Biznesit kryesor ne vend i kane mbetur edhe nje muaj afat per te vendosur kasen sikurse e parashikon vendimi i qeverise. Por ajo cfare po ndodh me procesin aktualisht eshte fakti i nje keqkuptimi te lindur nga nje vendim i qeverise lidhur me rimbursimin e kases. Bledar Balla drejtori i pergjithshem i AED kompania e cila po ofron sherbimin e instalimit dhe disa produkte kasash te certifikuara nga Ministria e Financave shpjegon ne thelb permbajtjen e VKM-se. Sipas tij afati ligjor qe ka percaktuar Keshilli i Ministrave eshte 31 dhjetor 2010 pra periudha kur duhet te mbaroje procesi i instalimit i kasave fiskale per te gjitha tipat e certifikuar dhe te autorizuar nga Ministria e Financave. Me duhet te sqaroj ne te mire te procesit se ka nje keqkuptim sikur afati ka ndryshuar pra eshte shtyre por ne fakt nuk ka nje vendim te tille dhe nuk do te kete. Qeveria rimburson tatimpaguesin me 44 mije leke per kasen e blere brenda afatit te vendosur 31 dhjetor. Nese biznesi pajiset brenda ketij afati atehere ai do te rimbursohet ne momentin qe do te paguhet kesti i pare i taksave vendore qe perkon deri ne fundin e muajit shkurt pra me 28 shkurt. Sakaq nga tatimet behet e ditur se nuk do te kete shtyrje afati sikurse pretendohet nga biznesi.

Lidhur me raportin qe AED ka bizneset Balla ve ne dukje disa elemente qe per drejtuesit e kompanise jane shume te rendesishme. Ai tatimpagues qe troket ne dyert tona per AED per stafin tone nuk eshte thjesht nje biznes por partner te cilit i dedikohet sherbimi me i mire i mundshem. Ajo cfare ne bejme qe biznesi te kuptoje eshte fakti se per AED nuk ka shume rendesi shitja e kasave por sherbimi qe ofrohet theksoi Balla. Sipas tij AED ofron nje sere produktesh me cmime konkurruese dhe cilesi te larta. Duke kuptuar qarte se biznesi kerkon cmim me te ulet arritem te kuptonin dhe me pas krijuam nje pajisje te cilesise se larte por me cmim konkurrues ne treg. Ajo qe dua te vecoj eshte fakti se cmimi i ulet nuk nenkupton uljen e cilesise se sherbimit por ne po perpiqemi qe klienteve te mos u mungoje ne asnje cast sherbimi teknik tregon Balla. Kompania ka vendosur ne sherbim te klienteve te saj edhe numrin jeshil pa pagese 08002040 si dhe nje grup teknikesh ne gatishmeri per 12 ore ne dite.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›